TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person. Një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën një 21-vjeçar.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit, ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar nga policia. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













