Cërrik, 28 Shtator 2025 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pasdite pranë rrethrrotullimit të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e pasagjerëve të përfshirë në aksident.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkak i mundshëm i përplasjes dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara, e kombinuar me lagështirën në rrugë si pasojë e kushteve atmosferike.
Hetimet vijojnë.
