Aksident i rëndë në Radhimë, makina me shpejtësi të madhe përplas dhe vret katër kuaj

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë.

Një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Për pasojë, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.

Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.