Aksident i rëndë në Elbasan – Automjeti përfundon në lokal, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një lokali pranë kryqëzimit që lidh stadiumin “Elbasan Arena” me Parkun “Rinia”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:55 dhe shkaktoi panik tek qytetarët, si dhe dëme të konsiderueshme materiale në ambientin e lokalit. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin brenda lokalit kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Shkaqet e aksidentit nuk janë konfirmuar ende, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.