BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat pranë fshatit Qerret. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake shkak mund të jetë një parakalim i gabuar i drejtuesit të makinës tip ‘Audi’ dhe kjo ka sjellë dhe përplasjen me mjetin tip ‘Skoda’.
Gjithashtu në automjetin tip Audi ndodheshin dy persona ndërsa në mjetin ‘Skoda’ ndodhej vetëm drejtuesi. Ndërkohë të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës dhe në gjendje të stabilizuar. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
