Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”. Një automjet i llojit “Mercedes Benz”, i cili drejtohej nga 27-vjeçarja Zaide Deda, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor.
Për shkak të dëmtimeve të marra, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore në sallën e operacionit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Aksi rrugor Fier-Seman vijon të mbetet një nga akset më problematike në rajon sa i përket sigurisë rrugore, ku janë regjistruar aksidente të shumta, veçanërisht gjatë sezonit të verës.




