Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çerrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës.
Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
