Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, pranë fshatit Hoxharë. Një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë me kafshë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar drejtuesi i automjetit dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili po udhëtonte me karrocën. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor.
