Durrës, 25 Tetor 2025 — Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Taulantia” të Durrësit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur dy këmbësorë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, kur drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., banues në Durrës, për shkaqe ende të paqarta, humbi drejtimin e automjetit. Si pasojë, janë goditur dy persona, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Mjekët raportojnë se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.













