Në aksin rrugor Maliq–Lozhan ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën. Sipas të dhënave paraprake, këmbësori ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.












