Aksident/ Humb jetën këmbësori

KORÇË – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia bën me dije se një 37-vjeçar duke udhëtuar me makinë në këtë aks ka përplasur një këmbësor teksa ishte duke kaluar rrugën.

Këmbësori si pasojë ka ndërruar jetë. Ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë;

Maliq/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti.