MALSI E MADHE- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjne e sotme në aksin rrugor Koplik-Dedaj. Mësohet se një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Gjithashtu si pasojë e aksidentit i riu ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
