Borsh, 15 maj 2025 – Një aksident tragjik ndodhi këtë të enjte në aksin rrugor Borsh–Fterrë, ku një automjet tip “Toyota” doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor. Si pasojë, një punonjës policie humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbeten në gjendje kritike.
Policia njofton se rreth orës 12:00, drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit. Në makinë ndodheshin tre persona: R. X., V. Th., dhe E. M., 47 vjeç, punonjës policie, i cili ndërroi jetë në vendngjarje nga dëmtimet e marra.
Dy të plagosurit u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
