Korçë, 30 tetor 2025 – Një këmbësor ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, pasi u përplas nga një automjet në afërsi të fshatit Dishnicë.
Ngjarja ndodhi pranë një karburanti dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve mjekësore, viktima nuk mundi të mbijetonte. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi dinamikën e aksidentit dhe identitetin e shoferit apo viktimës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
 
        



