TIRANË – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin “Vorë–Fushë-Prezë”, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, shtetasja me iniciale E.E., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
E reja është transportuar me urgjencë në spital, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.














