Në 10 vitet e fundit Shqipërisë i mungojnë 21 mijë vajza dhe sipas mjekëve shkak për uljen e raportit mes djemve dhe vajzave është aborti selektiv.
Sipas të dhënave statistikore raporti është 107. 4 djem kundrejt 100 vajzave kur natyralisht duhet të ishte e kundërta.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në disa bashkësi, ekziston një trend shqetësues i abortit selektiv që rezulton në një pasqyrë të padrejtë midis lindjeve të djemve dhe vajzave.
Megjithëse shkaqet për këtë dukuri janë komplekse, shpesh lidhen me norma shoqërore tradicionale që favorizojnë pasardhësinë mashkullore.
Aborti selektiv, ose vendimi për të ndërprerë shtatzëninë bazuar në karakteristika të caktuara të fetusit, shkakton një gamë të gjerë mendimesh dhe debate në shoqëri.
Çështjet kyçe që dëshirojmë të dimë nga ju janë:
- A është e qartë për ju koncepti i abortit selektiv?
- A jeni të njohur me raste të abortit selektiv në Shqipëri?
- Sa e rëndësishme është për ju që fëmija të jetë i një cili gjini?
Të dhënat nuk do të përdoren pa miratimin paraprak, dhe qëllimi ynë është të njoftojmë për çështje të përgjithshme, nëse ato ekzistojnë. Përgjigjet janë anonime.
Për të ndarë eksperiencën tuaj, mjafton të plotësoni formularin në vijim të tekstit.
Gjithashtu për çdo informacion mund të na kontaktoni nëpërmjet emailit: elbasanion@gmail.com
