A po “peshkon” mazhoranca votën e emigrantëve me leje legalizimi?

Në ditën e dytë të vitit ku të gjitha institucionet janë pushim dhe administrata po shijon pushimet e gjata dimërore, një postim i drejtorit të Kadastrës në Elbasan ka cuditur jo pak, jo vetëm për faktin se vjen në një ditë pushimi por edhe për shpërndarjen e lejeve të legalizimit për emigrantët. Adi Qose drejtues i Kadastrës Elbasan u shfaq duke i dhënë lejen nje emigranti që rri prej shumë vitesh në Greqi ndërkohë që me mijëra dosje legalizimesh flenë në arkivat e kadastrës.
Një prej aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ka reaguar pas këtij statusi duke e cilësuar hipokrizi. “Shpërndarja e lejeve të legalizimit për emigrantët, qytetarë elbasanas, që kanë rreth dy dekada në emigrim, është hipokrizia dhe padrejtësia e rradhës e Kadastrës Elbasan. Pas dy dekadash, kadastra kthen vëmendjen e dedikuar diasporës pasi me qytetarët e tjerë elbasanas, që kanë një jetë që kanë punuar në vendlindje për ndërtimin e një shtëpie, e ka ndritur. Dosjet e 2005-2006 stog. Kjo vëmendje për diasporën nuk ka të bëjë me zgjedhjet që mos keqkuptohemi ”