Procedimi penal për aksidentin rrugor Librazhd–Elbasan

Librazhd, 15 Shkurt 2026 – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan në Prokurori procedimin penal për shtetasin G. S., 67 vjeç, banues në Korçë.

Më 14 Shkurt 2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti i tij u përplas me një automjet tjetër të drejtuar nga A. B., 21 vjeçe, banues në Tiranë. Si pasojë u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja M. B., pasagjere në automjetin me drejtuese A. B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.