Librazhd, 15 Shkurt 2026 – Në vijim të hetimeve për ngjarjen tragjike në servisin e shtetasit I. P., në fshatin Dardhë, ku humbi jetën gjatë riparimit të automjetit të tij shtetasi L. D., 23 vjeç, policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e servis-it, I. P., 40 vjeç.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Hetimet dyshojnë se shtetasi I. P. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme vëllain e tij J. P. dhe shtetasin M. Q. në subjektin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













