“Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot”/ Policia ndaloi 10-vjeçarin, prindërit: Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur! Ai është i sëmurë me zemër

Nëna e 10-vjeçarit tha: Ka shkuar te koshat se merrte ndonjë plastikë dhe gjëra dhe i kanë shkuar katër civilë dhe e kanë kapur te xhamia, kur po lante fytyrën me ujë te xhamia. Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur, ç’ke me mua’, i ka thënë. ‘Ke gjuajtur policinë, i kanë thënë ata’. Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot, pa lidhje? Unë me zor e rris, ku me bukë ku pa bukë, jo ta rrafin pa lidhje një fëmijë. Ai është i sëmurë me zemër.

10-vjeçari tha: Isha te xhamia, isha pa mendje. Më morën, më futën në pranga dhe më kanë rrahur. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Më erdhën pesë civilë, më futën në pranga, më ulën poshtë xhamisë, më goditën dhe më sollën këtu. Se di çfarë bëhet, më bënë ca letra. Më erdhën ca deputetë që më nxorën përjashta.