Policia jep informacion lidhur me ngjarjen në Prrenjas: 57-vjeçari dyshohet se u vetëhodh nga ura e Bushtricës

Prrenjas – Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Prrenjas.

Rreth orës 12:45, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Bushtricës shtetasi A. Sh., 57 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

DVP Elbasan/Informacion paraprak

Prrenjas/Rreth orës 12:45, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Bushtricës, shtetasi A. Sh., 57 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.