Elbasan. Makina e blinduar e transportit të parave aksidenton me vdekje 77-vjeçarin në Shushicë

Elbasan – Një aksident tragjik ndodhi dje në fshatin Shushicë, ku shtetasi V. B., 57 vjeç, duke manovruar një mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare të një shoqërie private sigurie, përplasi shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor. Si pasojë, i moshuari humbi jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.