Punëtori ra nga lartësia dhe vdiq, arrestohet administrator i firmës

TIRANË- Një ngjarje tragjike ndodhi sot në zonën e Paskuqanit, ku një punëtor hidraulik humbi jetën pas rënies nga lartësia gjatë punës. Lidhur me ngjarjen, policia ka vënë në pranga administratorin e firmës, i cili mbahet përgjegjës për kushtet e punës dhe sigurinë e punonjësve. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./