Akidentohet me vdekje nga mjeti bujqësor një burrë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit, ku Xhoxhi Prifti 62 vjeç ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.

Sipas informacioneve paraprake nga burime në vendngjarje, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve paraprake.