Elbasan, 12 December 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga K. S., 25 vjeç, pasi gjatë verifikimeve u konstatua se ai kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













