Elbasan, 11 Dhjetor 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. T., 64 vjeç, dhe T. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se kanë pushtuar tokën e shtetasit L. Gj., 60 vjeç, në fshatin Shtërmen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













