Një aksident me pasojë vdekjen e një 68-vjeçarje, është regjistruar pasditen e sotme, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”.
Ka qenë një drejtues slloven, i cili ka përplasur këmbësoren, duke bërë që kjo e fundit të ndërrojë jetë për shkak të lëndimeve të marra.
Shtetasi slloven është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.













