Librazhd – Zjarr në banesë nga rrjedhja e gazit, një person i lënduar lehtë

Në lagjen nr. 1 në Librazhd, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasja B. D., ndërsa në banesë janë shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.