Njëri rrëzohet nga biçikleta e tjetri nga mjeti bujqësor, dy ngjarje aksidentale me dy të lënduar në Elbasan

U referuan materialet në Prokurori për dy ngjarje aksidentale, pas dëmtimeve të konstatuara dje:

V. B., 31 vjeç, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë në gjendje të dehur në aksin “Muriqan-Cërrik”, është rrëzuar, duke pësuar dëmtime. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

V. Gj., 65 vjeç, dyshohet se në fshatin Seferan është rrëzuar aksidentalisht nga mjeti bujqësor, duke u dëmtuar. Edhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.