Cërrik – Procedim penal ndaj tre të miturve të dyshuar për dhunë

Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Cërrikut nisën procedim penal për dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.