Elbasan – Përplasje mes automjeti dhe motomjeti, një i dëmtuar

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 42 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. Sh., 25 vjeç.

Drejtuesi i motomjetit është dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.