Arrestohen 4 shqiptarë të një organizate vrasësish me pagesë!

Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin Yannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga policia greke.

Sipas informacioneve, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë.

Atentati ndaj Lalas, shtatorin e kaluar në Pagrati, dyshohet se është kryer nga katër shqiptarët.

Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, është akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.

Policia greke raportohet se ka gjetur katër kallashnikovë dhe tre pistoleta, si edhe një sasi kokaine e parash.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme, pasi hetimi është ende në vazhdim.

Kujtojmë se Yannis Lalas u ekzekutua me gjakftohtësi në Arachova më 1 nëntor 2025.