Aksident i trefishtë në “Unazën e Madhe”! Humb jetën tragjikisht motoristi 38-vjeçar

TIRANA- Një aksident i rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku dy automjete dhe një motomjet u përfshinë në një përplasje fatale në zonën e Unazës së Madhe. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Drejtuesi i motomjetit, 38-vjeçari me inicialet O. Xh., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Të dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit Gj. L. dhe A. Sh., janë shoqëruar për procedurat e mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plota të aksidentit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./