U përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, AMP nis hetimin për familjen e policit në Gramsh!

Familja e një punonjësi policie është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë.

Sipas njoftimi të policisë, sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
na tha e bëri nga gjaknxehtësia!

Ndaj vëllait të policit ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nisur nga ky rast AMP ka nisur hetimin ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Sherr masiv në Gramsh. Dje rreth orës rreth orës 17:00, dyshohet se shtetasit E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta.

Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç (punonjës policie).

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllain e tij F. A.(punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.