Arrestohet 54-vjeçari që kanosi bashkëshorten me thi*kë në Elbasan

Elbasan
04 Dhjetor 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 54 vjeç, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me thikë në lagjen “Haxhias”. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan dy thika. Shtetasi po hetohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.