Elbasan – Procedim penal ndaj 30-vjeçarit që goditi një shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, pas dyshimeve se shtetasi E. Y., 30 vjeç, ka goditur me grushte shtetasin H. M., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.