Elbasan, 1 Dhjetor 2025
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Makina e përdorur nga autorët e dyshuar rezulton se ishte në pronësi të kompanisë së biznesmenit. Pas ngjarjes, autorët u larguan në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd, ndërsa këtë të hënë u gjet një makinë e djegur në fshatin Mirakë.
Mëhalla, 43 vjeç, u qëllua brenda makinës së tij tip Range Rover, duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, çka shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, afër zyrës dhe shtëpisë së nënës së tij.
Automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi i zi, me të cilin autorët larguan nga vendngjarja. Policia ngriti pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit dhe ka nisur hetimet nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe kapjen e autorëve.













