Elbasan – Arrestohet 26-vjeçari që shpërndante kokainë dhe kanabis në qytet

Elbasan, 19 Nëntor 2025

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar të dyshuar për aktivitet të vazhdueshëm kriminal në qytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcës Operacionale gjetën sasi të kokainës dhe kanabisit të ndara në doza të gatshme për shitje. Hetimet paraprake tregojnë se i riu siguronte lëndët narkotike, i paketonte dhe më pas i shpërndante në zona të ndryshme të Elbasanit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.