“Më jep paratë që të mos publikoj videon”/ Mori 8 mijë EURO duke u hequr si GAZETAR investigativ, e pëson keq 36-vjeçari!

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim.

Sipas policisë, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ.

Kaçi i ka marrë 8 mijë euro, personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.