Thyhen xhamat e një lokali në Bradashesh, Policia në kërkim të autorëve

Elbasan, 13 Nëntor 2025

Një ngjarje e dëmtimit të pronës është regjistruar në fshatin Bradashesh, ku shtetasi T. K. ka kallëzuar se ka konstatuar të thyer xhamin e vetratës së lokalit të tij.
Shërbimet e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë hetime për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.