Librazhd, 13 Nëntor 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar në Prokurori rastin e shtetasit M. X., 57 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













