Aksident i rëndë në autostradë/ Makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Levan. Bëhet me dije se automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku si pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes