Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Golem.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, ku shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.













