FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë. Policia bën me dije se aksidentin ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, ku 58 vjeçari me iniciale N.K, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të tyre.
NJOFTIMI:
Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.













