VLORË- Një ngjarjes e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles. Mësohet se është dhunuar fizikisht Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit. Kukli ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës. Siç shihet edhe në pamje 70-vjeçari duket i ‘larë’ në gjak dhe fasho në kokë.
Nga spitali i Vlorës. ai ka dëshmuar se dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim. Më pas banorët kanë ndërhyrë dhe kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital.
Gjithashtu mjekët bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin. Megjithatë ende nuk dihen detaje të mëtejshme, por njoftim zyrtar nga policia.
