“Cigarja elektronike tek fëmijë, Braçe, thirrje autoriteteve: Ndërhyni, po shkelet ligji!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka risjellë në vëmendje reklamimin e cigareve elektronike “Iqos”.

Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Braçe tregon se reklamat për këto produkte janë të ndaluara dhe ligji po shkelet brutalisht.

Braçe u bën thirrje institucioneve që të ndërhyjnë pasi sipas tij po tregtohen masivisht po u reklamohen edhe të miturve.

“Cigarja elektronike tek femijet, nje krim i IQOS!

Gjithcka qe po ben si reklame ne fillim, shitje, shitje me oferte, dhurate, eshte krim!

Ligji eshte shume i qarte dhe ligji po shkelet brutalisht-si krim!

Ligji ndalon reklamen, por reklama eshte ne sy te te gjitheve-miliona shikime ne dite;

Shiheni, ja ku e keni!!

Kam nje muaj qe dokumentoj me foto kete krim;

Po ndonje nga institucionet do bej te njejten gje?

Apo pas te gjithe, pune koti?!

Une nuk kam pune tjeter, do merrem cdo dite me kete krim; femijet jane mbi cdo pune tjeter”