Gramsh, 30 Shtator 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisur procedim penal ndaj 2 shtetaseve, të dyshuara për kanosje dhe dhunë.
D. M., 33 vjeçe, pasi dyshohet se ka hyrë pa pëlqim në banesën e një 48-vjeçareje dhe e ka kanosur për motive të dobëta.
R. B., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht një 34-vjeçare, gjithashtu për motive të dobëta.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
