Cërrik – Arrestohen 2 shtetas për dhunë në familje

Cërrik, 30 Shtator 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të dyshuar për dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tyre.

Në pranga u vu shtetasi A. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po ashtu, u arrestua shtetasi A. S., 33 vjeç, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, përmes mesazheve në celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.