Fier, 24 shtator 2025
Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 38-vjeçare, e identifikuar me inicialet V. H., pas kallëzimit të bërë nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas denoncimit, gruaja është larguar nga banesa duke braktisur fëmijët e mitur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur menjëherë procedurat për lokalizimin dhe kapjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
