Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Konjat.
Aksidenti në orën 5.25 të.mëngjesit kur një autobuz me targa greke i linjës Tiranë Athinë ka marrë para një motomjet.
Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit shtetasi Qemal Krasniqi 72 vjeç.
Lushnjë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Hektor Lakuriqi, 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip autobus është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Qemal Krasniqi, 72 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Qemal Krasniqi.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.
